MPB njofton se në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një mopedi, në të cilën ka pasur edhe të lënduar. Njoftimi: “Më , rreth orës , në SPB Shkup u njoftua se në bul.
“Jane Sandanski” në Shkup kishte ndodhur një aksident rrugor ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Seat”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.T. (31) nga Shkupi dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.S. (19) nga Shkupi. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Një ekip hetimor i SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB.
