Më afër qytetarëve, më pranë çdo familjeje – INTEREX tashmë edhe në Shtime

0%

Një tjetër qytet i bashkohet familjes së madhe INTEREX . Me hapjen zyrtare të pikës së parë në Shtime, më 26 qershor, INTEREX vazhdon rrugëtimin e saj drejt ofrimit të një eksperience moderne të blerjes për çdo familje, duke sjellë më afër qytetarëve produkte cilësore, oferta atraktive dhe shërbim të besueshëm. E vendosur në Rr.

Adem Jashari nr. 190, pika më e re përfaqëson një tjetër investim të rëndësishëm të kompanisë në zgjerimin e rrjetit të saj në Kosovë.

Ceremonia e hapjes u zhvillua në një atmosferë festive, ku morën pjesë përfaqësues të kompanisë, mysafirë dhe qytetarë të shumtë, të cilët patën mundësinë të vizitojnë nga afër ambientet e supermarketit dhe të njihen me ofertën e pasur të produkteve dhe shërbimeve që ofron INTEREX.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të ceremonisë, shiriti inaugurues u pre nga Halil Kastrati, së bashku me përfaqësuesit e INTEREX, duke shënuar zyrtarisht hapjen e supermarketit më të ri në Shtime. Ky moment simbolik u mirëprit nga të pranishmit dhe shënoi fillimin e një kapitulli të ri për qytetin dhe për rrjetin INTEREX.

Pika e re është konceptuar për t’iu përgjigjur nevojave të konsumatorëve, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh ushqimore dhe joushqimore, çmime konkurruese, oferta të vazhdueshme dhe një përvojë moderne e komode blerjeje.

Hapja e pikës në Shtime shënon një moment të rëndësishëm në strategjinë e zgjerimit të INTEREX, duke dëshmuar përkushtimin e kompanisë për të qenë gjithnjë më afër qytetarëve dhe për t’u ofruar atyre cilësi, vlerë dhe shërbim profesional. INTEREX mirëpret të gjithë qytetarët e Shtimes dhe zonave përreth në Rr.

Adem Jashari nr. 190, ku i presin oferta të shumta, produkte cilësore dhe një eksperiencë blerjeje sipas standardeve më të larta.

Burimi: Telegrafi