Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur mes tri veturash sot rreth orës në rrugën “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Sipas saj, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.
“Rreth orës kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë, deri tani, katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi.
