Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të kryesisë, ku temë qendrore e diskutimit ishin përgatitjet për procesin e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e organizimit, nga nëndegët deri te pozita e kryetarit. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, theksoi rëndësinë e një procesi korrekt dhe transparent, duke garantuar përmbajtje dhe standarde të larta demokratike në çdo hap të tij. Bëhet e ditur se në këtë kuadër, u vendos formimi i një grupi punues, i cili do të ketë përgjegjësi për përgatitjen teknike dhe ligjore të këtij procesi zgjedhor. “Ky grup do të kujdeset për orientimin, mbarëvajtjen dhe strategjinë e përgjithshme, duke siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të drejtë. Afati i përcaktuar për fillimin e zgjedhjeve të brendshme është muaji shtator, duke i dhënë kohë të mjaftueshme strukturave organizative për përgatitje të plotë dhe gjithëpërfshirëse.Kryesia e PDK-së riafirmoi përkushtimin e saj për një proces demokratik, të drejtë dhe përfaqësues, në përputhje me standardet dhe traditën politike të PDK-së ”, thotë PDK në një njoftim.
Mblidhet kryesia e PDK-së, nisin përgatitjet për procesin e brendshëm zgjedhor

Burimi:
Bota Sot