“Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt

0%

Para 63 vitesh, presidenti amerikan John F. Kennedy mbajti fjalimin e famshëm “Ich bin ein Berliner”, Jam qytetar i Berlinit, duke shprehur mbështetjen e SHBA-së për Gjermaninë Demokratike Perëndimore gjatë Luftës së Ftohtë. Fjalimi i 26 qershorit ishte vlerësuar gjerësisht si fjalimi më i njohur i Luftës së Ftohtë dhe fjalimi më i famshëm antikomunist.

Kennedy synonte të nënvizonte mbështetjen e SHBA-së për Gjermaninë Perëndimore 22 muaj pasi Gjermania Lindore e pushtuar nga Sovjetikët ngriti Murin e Berlinit për të parandaluar emigrimin masiv në Perëndim. Presidenti amerikan gjatë fjalës së tij u shpreh edhe në gjermanisht. “Ka disa që thonë se komunizmi është e ardhmja. Le të vijnë të shohin Berlinin!.

Sot në botën e lirë, thënia më krenare është ‘Jam qytetar i Berlinit, Ich bin ein Berliner’”, tha ndër të tjera Kennedy.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi