Afrim Majanci uron gazetën “Bota sot”: Kemajl Goca, ndër gazetarët më të mirë

0%

Legjenda e boksit të Kosovës, Afrim Majanci, ka shprehur mirënjohje për gazetën kombëtare “Bota sot”, me rastin e 31-vjetorit të saj. Majanci ka veçuar edhe gazetarin Kemajl Goca, duke e vlerësuar për korrektësinë dhe përkushtimin e tij në raportimin sportiv. “Jeni numër 1, ‘Bota sot’, në veçanti gazetari Kemajl Goca. Një ndër gazetarët më të mirë, i saktë në informimin e sportit.

I veçantë, sepse nuk e lë anash kohën e gjeneratës së sakrificës. Uroj 31-vjetorin e gazetës ‘Bota sot’ dhe shumë e shumë vite të tjera të suksesshme” , ka uruar Majanci. Ish-boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës ka vlerësuar rolin që “Bota sot” ka pasur ndër vite në përcjelljen e sportit dhe ruajtjen e kujtesës për sportistët që kanë dhënë kontribut në periudha të rëndësishme.

Burimi: Bota Sot