Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebeza ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht shërbimi i grumbullimit të mbeturinave, si dhe pastrimi dhe larja e hapësirave ku ato grumbullohen. Përmes një postimi në Facebook, Prebeza bëri të ditur se ekipet janë angazhuar çdo ditë për të siguruar një mjedis më të pastër për qytetarët e Fushë Kosovës.
“Mirëmëngjesi, të dashur qytetarë të Fushë Kosovës. Ju njoftoj se tashmë kemi filluar me shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, si dhe me pastrimin dhe larjen e hapësirave ku grumbullohen mbeturinat. Punët po vazhdojnë çdo ditë, me angazhim të plotë, për një qytet më të pastër”, ka shkruar Prebeza.
