Tema e magjisë po merr jehonë të madhe në Kupën e Botës 2026, ku po dalin pas çdo ndeshje “magjistar” të rinj, që po e shplason “errësirën” e tyre kundër yjeve botëror si Harry Kane apo Cristiano Ronaldo. Në lidhje me këtë diskutim, ka dhënë versionin e tij edhe ish-trajneri i Tiranës, Vangjel Mile në emisionin “Mega Botërori”, A2CNN. “Besojë te magjia. Magjia dhe syri i keq ekzistojnë.
Jo bestytnitë. Nëse bazohesh te pjesa fetare, kush e ka studiuar, beson te magjia. Futbollisti edhe mbathjet i mban të njëjta në çdo ndeshje. Kam pasur shumë raste. Përshembull, futja me këmbën e djathtë në fushë, e me radhë”, u shpreh Mile.
Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, Mile e drejtoi ekpin e Tiranë në edicionin 2025-2026 vetëm 2 ndeshje dhe më pas u shkarkua, e pasuar nga barazimi 0 – 0 kundër Bylisit dhe disfata 3 – 1 ndaj Vorës.