Gonçalo Ramos në qendër të merkatos verore

0%

Sulmuesi portugez, Gonçalo Ramos po tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane këtë verë, pasi situata e tij te Paris Saint-Germain mbetet e paqartë. Lojtari nuk ka arritur të sigurojë rol të padiskutueshëm si titullar në skuadrën parisiene, gjë që ka hapur diskutime për një largim të mundshëm.

Sipas mediave franceze, interesim për shërbimet e tij përpos Milanit së fundmi ka shfaqur edhe Atletico Madrid. PSG ende nuk ka marrë vendimin final, por një ofertë e kënaqshme mund të hapë rrugën për transferimin e sulmuesit 25-vjeçar gjatë këtij afati kalimtar te ndonjë skuadër tjetë e madhe evropiane.

Burimi: Bota Sot