Një rast i rëndë është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Pejë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vendosur një mjet shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës .
Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e Policisë së Kosovës ka bërë largimin e mjetit shpërthyes. “Pejë / – . Raportohet se është vendosur një mjetë shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese në derën e një objekti banimi.
Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e PK-së ka bërë largimin e mjetit eksplodues. Rasti është duke u hetuar”.
