Shpërndaje në: Maroku pritet të jetë kundërshtar shumë i fortë i Holandës në 1/16 e finales së Botërorit. Ndeshja zhvillohet të hënën, ndërsa selektori i Holandës, Ronald Koeman, ka thënë se nuk është i sigurt që përfaqësuesja e tij është favorite. “Nuk jam i sigurt që jemi favoritë në ndeshjen ndaj Marokut”, ka thënë Koeman, pasi Holanda e fitoi grupin e saj.
“Duhet të përgatitemi për Marokun, pasi do të jetë ndeshje e madhe. Është ekip i mirë me shumë cilësi. Marokenët mund të shënojnë lehtë”, ka shtuar selektori holandez. Ai ka refuzuar të flas për atë që mund ta presë Holandën pas ndeshjes me Marokun. “Nuk mendoj se jemi ende në situatë për të menduar për këtë. E kemi një test të vërtetë dhe do të përgatitemi për të”.
Me gjithë kualifikimin komod, përmirësime në mbrojtje mbesin prioritet për Koemanin.
