Sezoni i rrobave të banjës ka nisur dhe Eva Longoria duket se është përgatitur më së miri. Ylli i Hollywood-it, 51 vjeç, tërhoqi vëmendjen me një bikini të bardhë gjatë pushimeve në plazhet e Marbellës, në Spanjë, ku po shijonte kohën me bashkëshortin e saj, José Bastón, dhe djalin e tyre shtatëvjeçar, Santiago.
Edhe pse është një nënë e angazhuar dhe e përfshirë në projekte të shumta profesionale, Longoria ka arritur të ruajë formën e saj fizike. Fotografitë e fundit tregojnë barkun e tonifikuar dhe trupin e stërvitur të aktores, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.
Eva Longoria Duke ecur përgjatë bregut, ajo dukej sikur ishte pjesë e një seti fotografik, ndërsa flokët e saj brunë valëviteshin nga era. Eva luante me flokët teksa shijonte momentet në plazh, ndërsa bikini i bardhë vinte në pah linjat e saj elegante.
Në një moment romantik, bashkëshorti i saj, José Bastón, nuk i rezistoi dot hijeshisë së aktores dhe e puthi me dashuri, edhe pse ajo kishte veshur sipër një këmishë të bardhë. Eva Longoria dhe bashkëshorti i saj
