Holanda – Maroku, superndeshja e 1/16 të finales

0%

Shpërndaje në: Ka nisur të marr formë faza e parë nokaut e Kupës së Botës në futboll. Pas ndeshjeve të fundit në grupet E, F dhe D, çifte të reja janë përcaktuar për 1/16 e finales së Botërorit. Ashtu si pritej, SHBA-ja do të përballet me Bosnjë-Hercegovinën në Kaliforni më 1 korrik. Nikoqirja tjetër, Kanadaja, do të luajë po ashtu në SHBA në fazën e parë nokaut.

Do ta ketë përballë Afrikën e Jugut. Ndoshta ndeshja më interesante e fazës së parë nokaut do të jetë ajo mes Marokut dhe Holandës. Të dy përfaqësueset janë të mbushura me lojtarë cilësorë. Derisa Holanda e fitoi Grupin F, Maroku mbeti i dyti në Grupin C, por me pikë të barabarta me Brazilin. Brazilianët në raundin e parë të eliminimit direkt do të përballen me Japoninë e papërshtatshme.

Ka edhe të tjera përfaqësuese të kualifikuara, por që duhet të presin zhvillimin e ndeshjeve për të mësuar kundërshtarët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha