Sulmuesi çek, Patrik Schick , i ka dhënë fund karrierës së tij me ekipin kombëtar pas eliminimit të Çekisë nga Kupa e Botës. 30-vjeçari e ka bërë të ditur vendimin përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se futbolli çek ka nevojë për ndryshime të thella në të ardhmen. “Ishte një udhëtim plot emocione, gëzime dhe zhgënjime, fitore dhe momente të vështira.
Gjithmonë kam dhënë më të mirën time për ekipin kombëtar dhe jam përpjekur ta përfaqësoj vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shkruar Schick. Edhe pse largohet krenar për kontributin e tij, ai ka shprehur shqetësim për gjendjen e futbollit çek dhe drejtimin që duhet të marrë ai. “Futbolli çek mund dhe duhet të bëjë shumë më mirë sesa ka treguar në vitet e fundit.
Duhet të përballemi me të vërtetën dhe të ndryshojmë shumë gjëra që nuk funksionojnë në planin afatgjatë”, theksoi ai. “Nuk po e them këtë nga zemërimi apo zhgënjimi, por sepse më intereson futbolli çek”, shtoi sulmuesi në mesazhin e tij të lamtumirës. Schick e mbyll karrierën ndërkombëtare me 56 paraqitje dhe 26 gola për përfaqësuesen e Çekisë.
