Bregu i Fildishtë fal golave të Pepe mposht Curaçaon dhe kualifikohet si i dyti në grup

0%

Bregu i Fildishtë ka siguruar kualifikimin në fazën e 32-tave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Curaçaon me rezultat 2-0, duke e mbyllur fazën e grupeve në vendin e dytë. Heroi i takimit ishte Nicolas Pepe, i cili realizoi të dy golat e “Elefantëve”, duke i dhuruar kualfikimin tutje. Skuadra afrikane kaloi në epërsi që në minutën e 7-të.

Yan Diomande dha një asist të shkëlqyer, ndërsa Pépé finalizoi me qetësi brenda zonës për rezultatin 1-0. Curaçao pati disa momente të mira për të barazuar, por Leandro Bacuna dhe Sherel Floranus nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara. Goli që vulosi fitoren erdhi në minutën e 64-të.

Ibrahim Sangaré gjeti të lirë Nicolas Pépén në zonë dhe sulmuesi nuk gaboi, duke dërguar topin në këndin e sipërm të portës për 2-0. Në minutat e fundit, Curaçao kërkoi të rikthehej në lojë, ndërsa Bregu i Fildishtë shpëtoi edhe nga një penallti e mundshme, pasi gjyqtari vendosi të vazhdonte lojën pas një dueli të diskutueshëm në zonë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këtë fitore, Bregu i Fildishtë e mbyll fazën e grupeve në vendin e dytë me 6 pikë dhe siguron kalimin në fazën eliminatore, ndërsa Curaçao i jep fund aventurës së saj në Kupën e Botës. Standings provided by Sofascore

Burimi: Telegrafi