DOKUMENT – Ish-shefi i kabinetit të Kurtit, Luan Dalipi fiton konkursin për drejtor në Agjencinë e Investimeve dhe Eksportit

0%

Ish-shefi i kabinetit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Luan Dalipi pritet të marrë një pozitë të rëndësishme si zyrtar i lartë pulbik në Qeverinë e Kosovës. Luan Dalipi ka dalë i pari në konkursin për Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Investimeve dhe Eksportit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas njoftimit të ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Dalipi ka marrë 24 pikë në testin me shkrim, 56.6 pikë nga intervista, gjithsej 80.6 pikë. Ndërsa i dyti në këtë konkurs është Alban Maliqi me 29 pikë nga testi me shkrim, që ka qenë më i suksesshëm në këtë drejtim se sa kundërkandidati i tij, ndërsa 44.8, pikë nga intervista, gjithsej 73.8.

Këtu mund ta gjeni njoftimin për rezultatin e kandidatëve. KALLXO.com i ka shkruar Dalipit për të marr një përgjigje, por që nuk ka kthyer ende. Përgjigjet e tij do të vendosen në këtë artikull në momentin që përgjigjet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KALLXO.com ka pyetur Dalipin nëse paraqet konflikt interesi që është përzgjedhur në krye të një institucioni që funksionon në kuadër të zyrës së Kryeministrit dhe nëse për këtë proces të konkursit ka qenë i njoftuar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Në publikimin e njoftimit mbi rezultatet e këtij konkursi nuk ka të dhëna se kush kanë qenë anëtarët e komisionit vlerësues.

Sipas rregullorës për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës për Agjencinë e Investimeve dhe Eksporteve , thuhet se kjo Agjenci ka për qëllim promovimin, dhe rritjen e investimeve dhe eksporteve në Republikën e Kosovës.

Në misionin e saj, AIE udhëhiqet nga parimet e investimit të përgjegjshëm të mbështetura nga Kombet e Bashkuara dhe nga deklarata dhe vendimet për investimet ndërkombëtare dhe ndërmarrjet shumëkombëshe të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Dalipi ka qenë shefi i stafit të kryeministrit për 5 vjet.

Më , përmes një statusi në Facebook kishte njoftuar që më s’do ta ushtronte këtë pozitë. “Puna e Qeverisë është sa komplekse, aq edhe interesante, por shpesh reduktohet padrejtësisht vetëm në disa aspekte të përditshme puro-politike. Janë dhjetëra mijëra punonjës e profesionistë që punojnë me zell dhe përkushtim në sektorin publik.

Prandaj, ka nevojë për ngritje të vazhdueshme të vetëdijes qytetare mbi punën e institucioneve publike. Pikërisht kështu kultivohet edhe një kulturë ku sa më shumë profesionistë të rinj duan t’i bashkohen sektorit publik, për t’u angazhuar në diçka që ua përmbush zemrat dhe ua forcon mendjet” – kishte shkruar Dalipi në Facebook.

Në korrik të vitit të kaluar, Zyra e Rregullatorit për Energji pati aprovuar aplikimin për licencim si furnizues i energjise elektrike të “Management & Development Associates” sh.p.k, kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, shefit të stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Më u bë e ditur se kompania MDA, e themeluar nga Luan Dalipi, ka aplikuar për licencë të furnizuesit me energji elektrike në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Kjo kompani, tanimë udhëhiqet nga vëllai i Luanit, Driton Dalipi.Kompania Management and Development Associates (MDA), ka deklaruar se më , ka aplikuar për licencë për furnizim me energji elektrike, në përputhje me procedurat dhe kërkesat e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Në një përgjigje për KALLXO.com, MDA tha se aplikimi ka të bëjë me ofrimin e shërbimeve të furnizimit me energji elektrike për klientë komercialë dhe se MDA do të funksionojë sipas të njëjtave rregulla të tregut si çdo furnizues tjetër i licencuar. Luan Dalipi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, të cilin e ka quajtur “qëndrim personal”.

Ai ka deklaruar se vëllai i tij “nuk është ministër, as këshilltar, as roje tek dera – është thjesht një qytetar i lirë që pas 20 vitesh punë të suksesshme në biznes, ka vendos, para rreth 1 viti, me provu fatin në tregun e liberalizuar të energjisë, si çdo tjetër”. “Aplikoi ligjërisht, siç bëjnë njerëzit normalë.

Portalet që e bënë këtë “Breaking Neës” ndoshta kanë nevojë për pushim veror… ose një kurs bazik në ekonomi.”- ka shkruar Dalipi në Facebook më . Agjencia e Investimeve dhe Eksporteve (tani e tutje: AIE) ka për qëllim promovimin, dhe rritjen e investimeve dhe eksporteve në Republikën e Kosovës.

Në misionin e saj, AIE udhëhiqet nga parimet e investimit të përgjegjshëm të mbështetura nga Kombet e Bashkuara dhe nga deklarata dhe vendimet për investimet ndërkombëtare dhe ndërmarrjet shumëkombëshe të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Burimi: Kallxo