Vitia takoi ambasadorin e Belgjikës në Kosovë

0%

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, priti në takim Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier. Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e sektorit të shëndetësisë, me fokus mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor.

Ministri Vitia shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës dhe vlerësoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në funksion të forcimit të sistemit shëndetësor dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët. Ambasadori Cuvelier shprehu gatishmërinë për të mbështetur nismat që kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë

Burimi: Bota Sot