Bregu i Fildishtë nuk gabon, avancon tutje

0%

Shpërndaje në: Bregu i Fildishtë nuk ka gabuar në ndeshjen e fundit të Grupit E ndaj Kuraçaos dhe është kualifikuar tutje nga pozita e dytë me gjashtë pikë. Gjashtë pikë i pati edhe Gjermania në pozitën e parë. Ndeshjen e zhvilluar në Philadelphia, Bregu i Fildishtë e fitoi 2:0.

Në pozitën e tretë përfundoi Ekuadori me katër pikë, teksa Kuraçao përshëndetet me ngjarjen globale me një pikë të mbledhur. Nicolas Pepe realizoi nga një gol në secilën pjesë për avancim tutje. Pepe shënoi në minutën e shtatë dhe të 64-t. Bregu i Fildishtë avancon në fazën nokaut për herën e parë, ndërsa në raundin tjetër të garës do ta ketë përballë Norvegjinë apo Francën.

Burimi: Koha