Kosova po hyn në ditët me mot të nxehtë, IHMK-ja jep detaje

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në Kosovë, gjatë pesë ditëve të ardhshme, pritet të ketë rritje graduale të temperaturave. Sipas këtij instituti, temperaturat pritet të kenë rritje në të gjithë territorin e Kosovës.

“Sipas parashikimeve të IHMK-së, nga data 25–, temperaturat do të jenë në rritje graduale në të gjithë territorin e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. Ky institut ka njoftuar edhe për rajonin që pritet të ketë nivelin më të lartë të të nxehtit. “Rajoni i Dukagjinit pritet të regjistrojë valë të nxehti të nivelit 2, ndërsa pjesa tjetër e vendit kryesisht nivelin 1.”, thuhet tutje.

Gjithashtu, IHMK-ja ka bërë thirrje për qytetarët që të kenë kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell, duke kërkuar nga ta që të qëndrojnë të hidratuar dhe që të ndjekin rekomandimet e IKSHPK-së. Ndryshe, shtete të ndryshme të Evropës ka ditë që janë përfshirë nga një mot ekstrem, me temperature të larta, me ç’rast janë shkaktuar edhe viktima.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot