Nëna e Benny Blancos i kishte thënë vite më parë të martohej me Selena Gomezin

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Producenti muzikor Benny Blanco ka zbuluar se nëna e tij, Sandra Levin, e kishte nxitur vite më parë të krijonte një lidhje me këngëtaren dhe aktoren Selena Gomez, ka shkruar FemaleFirst. Blanco ka treguar se gjatë xhirimeve të një videoklipi në vitin 2019, nëna e tij e pa nga afër marrëdhënien mes tij dhe Gomez dhe i dha një këshillë të papritur.

Sipas producentit, nëna i tha se duhej të martohej me Selenën, shumë kohë para se dyshja të nisnin romancën e tyre. Rrëfimi vjen pasi Benny dhe Selena janë bërë një nga çiftet më të përfolura në botën e showbizit. Marrëdhënia e tyre, e cila fillimisht ishte profesionale dhe miqësore, u shndërrua me kalimin e kohës në një histori dashurie.

Komenti i nënës së Blancos duket se rezultoi profetik, pasi vite më vonë çifti jo vetëm që u lidh romantikisht, por ka folur hapur edhe për planet e tyre të përbashkëta dhe lumturinë që kanë gjetur pranë njëri-tjetrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha