Nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të lehta në disa rajone të vendit. Gjatë ditës, në disa zona mund të ketë zhvillime të izoluara të vranësirave që mund të sjellin rrebeshe të shkurtra shiu dhe ndonjë shkarkesë rrufesh, por pa reshje të qëndrueshme. Era do të fryjë nga drejtimi verior me intensitet të lehtë deri mesatar.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin rreth 15–17°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë në 29–31°C, duke sjellë mot të ngrohtë veror në pjesën më të madhe të vendit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
