165 viktima nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë

0%

Autoritetet në Venezuelë kanë bërë të ditur se numri i viktimave nga dy tërmete të fuqishme ka arritur në 165, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar. Besohet se këto janë tërmetet më të fuqishme që e kanë goditur këtë vend që nga viti 1900.

Autoritetet në Caracass kanë njoftuar se ekipet emergjente në terren kanë thënë se numri i viktimave të konfirmuara të dy tërmeteve të njëpasnjëshme që goditen pjesën veriore ka arritur në 165 përderisa numri i të lënduarve ka tejkaluar 1100.

Njëkohësisht zyrtarët paralajmëruan se druajnë që ky nuk do të jetë bilanci përfundimtar i viktimave pasi që qindra njerëz janë ende të pagjetur dhe besohet se ata mund të gjinden nën rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zyra amerikane e Gjeologjisë ka thënë se, në bazë të nivelit të shkatërrimit dhe numrit të ndërtesave të dëmtuara dhe shkatërruara tërësisht numri i viktimave dhe të lënduarve lehtë mund të arrin në rreth 10 mijë.

Tragjedia ndodhi në orët e mëngjesit kur dy tërmete të fuqisë 7.2 dhe 7.5 në shkallën e riterit goditën veriun e Venezuelës brenda më pak se një minutë duke shkaktuar dëme masive dhe panik. Besohet se më shumë se 100 ndërtesa të ndryshme, janë shkatërruar tërësisht nga këto tërmete përderisa mijëra të tjera kanë pësuar dëme të mëdha dhe nuk dihet se a janë të sigurta për banorë.

Venezuela ka aktivizuar të gjitha ekipet emergjente, dhe ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për të kryer operacionet e kërkim shpëtimit përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se tanimë kanë dërguar ekipe të ekspertëve dhe se janë në proces të dërgimit të ekipeve që do të ndihmojnë me aeroportin e Caracass i cili është i mbyllur për shkak të dëmeve të mëdha .

Edhe Zvicra ka thënë se ka nisur 80 ekspertë drejtë Venezuelës përderisa shumë shtete tjera, nga Amerika latine dhe bota, kanë thënë se do ti ndihmojnë Venezuelës të përballët me këtë tragjedi. Besohet se këto kanë qenë tërmetet më të fuqishme që e kanë goditur vendin që nga viti 1900.

Burimi: Bota Sot