Momenti kur tre fëmijë shpëtohen nga rrënojat në Venezuelë

0%

Tre fëmijë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në rajonin La Guaira të Venezuelës, një nga zonat më të prekura nga dy tërmetet e fuqishme që goditën vendin. Pamjet e publikuara nga ekipet e shpëtimit treguan fëmijët të mbuluar me pluhur, por jashtë rrezikut, pas një operacioni të vështirë nën rrënoja.

Një tjetër ekip shpëtimi arriti të nxirrte të gjallë nga rrënojat edhe një grua dhe babanë e saj nga ndërtesa Coral Beach, duke rritur shpresat se mund të ketë ende të mbijetuar të tjerë të bllokuar nën ndërtesat e shembura. Katastrofa nisi pas dy tërmeteve të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5, të cilat goditën Venezuelën brenda më pak se një minute.

Lëkundjet shkaktuan shembjen e ndërtesave, dëmtime të infrastrukturës dhe panik të madh në Caracas dhe zonat përreth. Plaçkitje masive në Venezuelë pas tërmeteve shkatërruese Autoritetet venezuelase kanë njoftuar se të paktën 164 persona kanë humbur jetën dhe rreth 1 mijë të tjerë janë plagosur, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë kërkimet në zonat ku dyshohet se ka persona të bllokuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Numri i viktimave mund të rritet, pasi disa zona ende nuk janë kontrolluar plotësisht. La Guaira është shpallur zonë katastrofe për shkak të dëmeve të mëdha. Dhjetëra ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar rëndë, ndërsa banorët janë larguar nga shtëpitë e tyre nga frika e pasgoditjeve.

Tërmetet kanë shkaktuar gjithashtu dëme në aeroportin kryesor të vendit, ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me komunikimet në disa zona. Qeveria ka shpallur gjendje emergjence dhe ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare për operacionet e shpëtimit dhe ndihmën humanitare.

Burimi: Telegrafi