Një person është arrestuar të enjten në Ferizaj pasi gjatë verifikimeve policore rezultoi se kërkohej nga drejtësia me urdhër arrest aktiv. Sipas policisë, rreth orës njësia e trafikut ka ndaluar një 40-vjeçar me inicialet Q.A. në qytetin e Ferizajt.
Gjatë kontrollit dhe verifikimit të të dhënave, është konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Dega në Kaçanik. I dyshuari kërkohej për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” dhe ishte dënuar me 25 ditë burgim. Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit sipas vendimit të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
