Sonte dhe nesër kualifikohen dhe 6 skuadra në Botëror, 3 grupe luajnë ndeshjet e fundit…

0%

Gjermania do të zbresë sonte në fushë e relaksuar, pasi ka siguruar vendin e parë në grupin E. Në ndeshjen e fundit të grupit në orën , ‘panzerat’ do të përballen me Ekuadorin që kërkon fitoren për të shpresuar te kualifikimi.

Amerikano-jugorët kanë vetëm 1 pikë dhe çdo rezultat tjetër do ta pamundësonte objektivin, ndërsa në të njëjtën orë në fushë do të luhet edhe Kuraçao-Bregu i Fildishtë. Fitorja për secilën nga përfaqësueset do të thoshte kualifikim edhe pse Kuraçao ka vetëm 1 pikë, ndërsa Bregu i Fildishtë ka 3 dhe është në vendin e dytë.

Megjithatë afrikanët e shohin përballjen kundër Kuraçaos si një mundësi të artë për 3 pikët dhe për të mos rrezikuar si vend i tretë. Në orën të mëngjesit në fushë do të jetë Holanda që do të kërkojë përballë Tunizë së eliminuar të mbrojë vendin e parë në grupin F. ‘Portokallinjtë’ aktualisht kanë 4 pikë, po si Japonia që në të njëjtën orë do të përballet me Suedinë që ka 3 pikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky duel pritet të jetë shumë i zjarrtë pasi përcakton në rastin më të keq vendin e dytë, por matematikisht lufton edhe për të parin. Në grupin F vendi i parë ka shumë rëndësi, pasi kush renditet i dyti në 1/16 do të ketë përballë Brazilin. Grupi D do të luajë ndeshjet e fundit në orën të mëngjesit, teksa SHBA-të të kualifikuara si vendi i parë përballen me Turqinë e eliminuar.

E gjithë vëmendja do të jetë te dueli tjetër mes Australisë dhe Paraguajit, pasi të dyja kanë nga 3 pikë. Aktualisht vendin e dytë e mban Australia me golavarazh më të mirë, ndërsa një barazim ka gjasa ti kualifikojë të dy kombëtaret.

Burimi: Bota Sot