Kritikohet paraqitja e portierit të Francës

0%

Shpërndaje në: Të gjithë sytë janë te portieri i Milanit, Mike Maignan, pas paraqitjes së parë në Kupën e Botës me Francën. Magnian u vlerësua fajtor për golin e vetëm të shënuar nga Senegali. Franca e fitoi 3:1 ndeshjen, por Maignan ka qenë në qendër të kritikave të mediumeve franceze. “L’Equipe” ka shkruar për nervozizmin e portierit të parë të Francës. “Pas një mbrëmjeje në të cilën ai shfaqi një ndjenjë shqetësuese nervozizmi nga fillimi e deri në fund, a duhet ta pranojmë teorinë se ishte thjesht një natë e keqe apo duhet të jemi vërtet të shqetësuar për formën e tij?”, shkruan mediumi i fuqishëm francez të mërkurën.

Burimi: Koha