Kanadaja është bërë zyrtarisht e pranueshme për të marrë pjesë në Eurovision Song Contest nga viti 2027, pasi u bë anëtare e plotë e European Broadcasting Union gjatë një vote në Asamblenë e saj të 96-të në Pragë.
Ky vendim vjen pas anëtarësimit të transmetuesit publik kanadez CBC/Radio-Canada si anëtar i plotë i EBU-së, gjë që i jep Kanadasë të drejtën të marrë pjesë në garën e njohur muzikore evropiane. Lajmi ka ngjallur diskutime, pasi Eurovisioni më parë ka përfshirë edhe vende jashtë Evropës si Australia dhe Izraeli.
Foto: Getty Images Po ashtu, konkurrenca ka qenë nën tension vitet e fundit për shkak të bojkotimeve të disa vendeve dhe debatit rreth pjesëmarrjes së Izraelit. Në edicionin e vitit 2026 pritet një numër më i ulët pjesëmarrësish (rreth 35 vende), ndërsa disa shtete kanë paralajmëruar mundësinë e mosmarrjes pjesë për arsye politike.
Foto: Reuters Sipas drejtuesve të EBU-së, zgjerimi me Kanadanë synon forcimin e bashkëpunimit mes transmetuesve publikë dhe rritjen e shkëmbimit kulturor dhe mediatik mes Evropës dhe Amerikës së Veriut. Sivjet fituese e kompeticionit muzikor u shpall Bullgaria me përfaqësimin e këngëtares Dara.
