Pamje sikur në filma – grabitësi i bankës vritet nga policia spanjolle

0%

Një grabitje banke në qytetin Puerto Serrano të Spanjës përfundoi me vdekjen e një 57-vjeçari pas një përplasjeje me armë me policinë. Sipas autoriteteve, personi i dyshuar, i njohur me nofkën “Malos Pelos”, hyri në një degë banke i armatosur me një armë gjahu të shkurtuar dhe arriti të kryente grabitjen, raportojnë mediat .

Pas daljes nga banka, ai u ndalua nga një patrullë e Policisë Lokale. Në atë moment, grabitësi hapi zjarr ndaj efektivëve, duke detyruar policinë të kundërpërgjigjej. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, 57-vjeçari u godit në pjesën e poshtme të trupit. Ai u transportua për ndihmë mjekësore, por më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra.

Një polic pësoi lëndime të lehta pasi një plumb ia goditi jelekun antiplumb, por gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetën. Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e përplasjes mes grabitësit dhe policisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi