Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci ka vizituar muzeun “Eksodi ‘99”. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bogujevci ka thënë se muzeu sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë përvojën e eksodit të shqiptarëve gjatë luftës, përmes rrëfimeve dhe dëshmive personale.
“Gjatë vizitës u pritëm nga Jeta Xharra dhe kuratori Gazmend Ejupi, me të cilët patëm mundësinë të bisedojmë për punën që është bërë në realizimin e këtij muzeu dhe për rëndësinë që ka dokumentimi i këtyre historive përmes një qasjeje të kujdesshme dhe profesionale” – ka thënë ndër të tjera ministrja Bogujevci.
I vendosur në një vagon treni për transport mallrash, Muzeu “Eksodi ‘99” i hapur më prezanton 48 rrëfime të atyre që me dhunë u dëbuan më 1999 për në Maqedoninë e Veriut, të rrëfyera 27 vjet më vonë. Muzeu kujton përjetimet e qindra mijëra qytetarëve të cilët mes marsit dhe qershorit 1999 u dëbuan me forcë përmes linjës hekurudhore Prishtinë – Han i Elezit.
Muzeu “Eksodi ‘99” është i hapur prej orës deri në ora te Stacioni i Trenave në Prishtinë, te vendi që njihet si “Te zalli”.
