63 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 11 vetëm gjatë javës së

0%

Shpërndaje në: Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më janë konfirmuar gjithsej 63 raste me fruth në Kosovë, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar 11 raste të reja.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 19 raste, pasuar nga Ferizaj me 12, Fushë Kosova me 9 dhe Kaçaniku me 8 raste. Ndërkaq, Lipjani ka raportuar 3 raste, ndërsa Vushtrria, Shtimja dhe Obiliqi nga 2 raste secila. Nga një rast është konfirmuar në Gjilan, Drenas, Deçan, Skenderaj, Shtërpcë dhe Viti.

IKShPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast të simptomave si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqiten sa më shpejt në institucionet shëndetësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, instituti u kërkon prindërve dhe kujdestarëve të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë imunizimin sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit në qendrat e mjekësisë familjare. Sipas IKShPK-së, vaksinimi mbetet mënyra më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e personave të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Burimi: Koha