Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar kontrollet në trafik gjatë periudhës 29 qershor dhe , me fokus të veçantë tek drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve. Si rezultat i aksionit, policia ka shqiptuar gjithsej 60 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave që janë kapur duke shkelur rregullat e komunikacionit rrugor.
Gjithashtu, janë konfiskuar 30 motoçikleta dhe skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt. Ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”.
Sipas Policisë, shkeljet e evidentuara janë: 29 gjoba për drejtim të motoçikletës pa patentë shoferi, 21 gjoba për drejtim të motoçikletës pa regjistrim, 8 gjoba për drejtim pa helmetë mbrojtëse, 2 gjoba për kundërvajtje të tjera.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut, kufizimet e shpejtësisë dhe të përdorin gjithmonë helmetën mbrojtëse, duke theksuar se mosrespektimi i tyre rrezikon jetën e drejtuesve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Autoritetet kanë njoftuar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me synim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve. Policia fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406, thuhet tutje në raportin 24-orësh.
