52 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

0%

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill – , në vend janë regjistruar gjithsej 52 raste të konfirmuara me fruth. Vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar edhe pesë raste të reja.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 17 raste, pasuar nga Ferizaj me 12 raste, Kaçaniku me 6 raste dhe Fushë-Kosova me 5 raste. Ndërsa në Lipjan, Vushtrri, Shtime dhe Obiliq janë raportuar nga dy raste, kurse nga një rast është regjistruar në Gjilan, Drenas, Deçan dhe Viti.

IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që çdo person me simptoma të dyshimta si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë apo konjuktivit, të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore më të afërta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.

Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa-vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik” , thotë IKShPK.

Burimi: Bota Sot