300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

0%

Ministria e Ekonomisë, e udhëhequr nga ministrja në detyrë Artane Rizvanolli, ka ndarë 300 mijë euro për realizimin e dy projekteve që synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e disa fshatrave të Komunës së Gjakovës, si dhe për projektin “Gjakova III”.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës mori pjesë edhe Kryeshefi Ekzekutiv i K.R.U. “Gjakova”, Hasan Krasniqi, ndërsa investimi do të përfshijë zgjerimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës së ujësjellësit në zonat ku nevoja për ndërhyrje është më e madhe.

Sipas njoftimit, nga ky investim do të përfitojnë banorët e fshatrave Lugbunar, Osek-Hylë, Skivjan, Dol, Lipovec dhe Gërçinë, si dhe do të mbështetet realizimi i projektit “Gjakova III”. “Përmes dy projekteve do të mundësohet zgjerimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës së ujësjellësit në zonat ku nevoja është më e madhe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky investim do të sigurojë furnizim më të qëndrueshëm me ujë të pijshëm, ulje të humbjeve në rrjet dhe shërbime më cilësore për qytetarët”, thuhet në njoftim.

Kryeshefi Ekzekutiv i K.R.U. “Gjakova”, Hasan Krasniqi, e ka mirëpritur mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë, duke theksuar rëndësinë e investimeve në sektorin e ujësjellësit. “Kompania që unë udhëheq do të vazhdojë të realizojë projekte që ofrojnë zgjidhje konkrete për qytetarët, veçanërisht në sektorin e furnizimit me ujë, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe cilësisë së jetës së banorëve” , ka thënë Krasniqi.

Burimi: Bota Sot