Si rreshtohet Kosova përballë protestave në Shqipëri?

0%

Përpos reagimeve individuale, nga Kosova nuk kemi reagim zyrtar (përpos zonjës Haxhiu) të kryeministrit Kurti. Reagimet individuale janë të domosdoshme për përkrahjen e protestës së vëllezërve në Shqipëri, përndryshe do të na dënonte koha që se hapëm gojën, ndaj dhunës dhe terrorit që po ushtrohet nga organet shtetërore (PS), ndaj studentëve.

Reagimi zyrtar do të ishte sa i vështirë aq edhe i rrezikshëm, duke e marr parasysh që mbreti Rama po kërkon medoemos që t´ia mveshë fajin dikujt. Më saktësisht mbreti Rama bëri përpjekje që ta fajësonte Rusinë, pasi ajo çdo ditë akuzohet nga shtete evropiane për sulme mediatike, hibride, apo sabotazhi.

Shikuar realisht, Rusia nuk ka kohë të merret me Shqipërinë, kur ajo ballafaqohet me sulmet rrënuese të infrastrukturës së saj nga Ukraina, pastaj ajo në radarët e saj e ka EU dhe vendet që e përkrahin me armatime Ukrainën, e jo Shqipërinë. Serbinë mbreti Rama nuk mund ta akuzoi, kur dihen marrëdhëniet e tij vëllazërore me Vuçiqin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ta akuzoi Greqinë nuk ia mban, pastaj si alternativë e vetme i kanë mbetur Rusia dhe eventualisht Irani. Më me dëshirë mbreti Rama, për përzierjen nga jashtë, do ta akuzonte Kosovën dhe Kurtin, por s´ka ku të kapet, përpos rrënjëve të kalbura. Sikur qeveria e Kosovës të dilte me komunikatë në përkrahje të protestave studentore, do të hapej një kapitull i ri, do të plaste bomba.

Mbreti do të kërkonte të hulumtohen hyrjet nga Kosova në Shqipëri. Do të kërkonte të dinte identitetin e ardhësve, që të përcaktohej se mos janë nga partia e Kurtit, që të shpërthente murtaja: Kurti qëndron pas shkatërrimit të shtetit shqiptar. Si kundërpërgjigje Mbretit Rama, do ti duheshin pastaj përkrahësit e simpatizantët e tij nga Kosova.

Si vetëtima me njësitë e tyre do të mësynin Gucati dhe Lushtakut, do të niseshin edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, nga Lëvizja Popullore e Kosovës, pse jo edhe nga Aleanca e Haradinajt. Me arritjen e tyre, si ndihmë për mbrojtjen embretit Rama nga studentët, Shqipëria do të shndërrohej në një arenë beteje për jetë a vdekje.

Alibia se Qeveria e Kosovës në krye me Kurtin qëndron pas protestave, mbretit Rama do ti mjaftonte që ai po e mbron Shqipërinë ndaj ndërhyrjes së jashtme, kurse ata që do të arrinin nga Kosova në mbrojtje të mbretit të shpallur, do të shfryheshin duke rrahur student, rini e popull, gjoja se qëndrojnë pas Albin Kurtit, Berishës apo opozitës.

Shqipëria, mëmëdheu i shqiptarëve, në këto momente është e plagosur, por një skenar i tillë, i reagimit zyrtar nga Kosova, do të ishte me pasoja të paparashikueshme, prandaj heshtja në këto qaste është e arsyeshme.

Reagimet individuale, nga fusha e kulturës, intelektualët, personat privat, personalitete të ndryshme etj. do të duhej ta ngritin zërin deri në kupë të qiellit, ndaj terrorit mbretëror të Ramës, që po shkakton ndaj studentëve dhe popullit shqiptar.

Burimi: Bota Sot