Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut me intensitet të ulët piten të bëhen prezentë në orët e mëngjesit fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.
Hera-herës në zonën e veriperëndimit reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/s, e cila hera-herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi deri 16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 2-4 ballë.
