Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca gjyqësore ndaj Gazmend Selimit, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e 22-vjeçarit Dardan Gashi, ngjarje kjo që kishte ndodhur më , në një lokal në Lipjan. Seanca po zhvillohet para trupit gjykues të udhëhequr nga gjyqtarja Sulltane Hoti, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas aktakuzës së ngritur më , ngjarja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, ku i akuzuari Gazmend Selimi dyshohet se e kishte goditur viktimën me grusht në fytyrë, ndërsa i akuzuari tjetër, Muhamet Gashi, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave, Dardan Gashi ishte qëlluar në gjoks dhe kishte humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kishin mbetur të plagosur.
Në një nga seancat e mëparshme gjyqësore, vëllai i viktimës kishte dëshmuar para trupit gjykues, duke deklaruar se e kishte parë Muhamet Gashin duke shtënë me armë. Ndryshe, ky proces gjyqësor ishte përballur edhe me shtyrje të seancave.
Gazeta Sinjali kishte raportuar më herët se njëra nga seancat kishte dështuar për shkak të mungesës së Gazmend Selimit, i cili në atë kohë ndodhej në Itali. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali