Hykmete Bajrami ia përplas Kurtit premtimin e vitit 2021: Rruga

0%

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kërkuar përgjegjësi që ende nuk ka përfunduar rruga magjistrale Prishtinë-Podujevë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Bajrami ka rikthyer premtimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që kishte thënë se kjo rrugë do të përfundonte në vitin 2022.

Gjashtë vjet e mbi 20 miliardë euro, Bajrami i ka konsideruar të humbura. “Më , Albin Kurti premtoi se rruga Prishtinë – Podujevë do të përfundonte në vitin 2022. Sot, gati pas pesë vitesh rruga ende nuk ka përfundu. Gjashtë vjet e mbi 20 miliardë Euro buxhet të humbura pa lënë asnjë shënjë në këtë vend. Përgjegjësi” , ka shkruar deputetja e LDK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com