Ekskluzive | Tre viktima në tri qytete – arrestohet Shqipdon Pllana,

0%

Tri denoncime, tri lokacione të ndryshme dhe një emër i përbashkët në dosjet policore. Pas disa javësh kërkimesh, Policia ka arritur ta arrestojë Shqipdon Pllanën, i cili dyshohet se është përfshirë në tri raste të shpërdorimit të pasurisë së huaj dhe keqpërdorimit të besimit në Prishtinë, Podujevë dhe Fushë Kosovë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Shqipdon Pllanën rreth 26-vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim policor lidhur me rastet e denoncuara gjatë muajve gusht dhe shtator të këtij viti.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, denoncimet janë bërë nga F.B. rreth 54-vjeç, B.D. rreth 40-vjeç dhe A.D. rreth 33 vjeç, të cilët figurojnë si të dëmtuar në tri rastet që po hetohen. Rasti i parë është raportuar më , në fshatin Leban të Prishtinës, i dyti më 5 shtator, në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, ndërsa i treti më 20 shtator, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këto raste janë iniciuar hetime për veprat penale “ Shpërdorim i pasurisë së huaj” dhe “Keqpërdorim i besimit”. Pas denoncimeve, Policia kishte ndërmarrë veprime për sigurimin e pranisë së të dyshuarit, i cili kërkohej lidhur me të tria çështjet. Më 20 tetor, pas veprimeve hetimore dhe kërkimeve për lokalizimin e tij, Shqipdon Pllana është ndaluar nga Policia.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar avokate mbrojtëse sipas detyrës zyrtare, në praninë e së cilës është zhvilluar intervistimi. Pikërisht gjatë intervistimit ka ardhur edhe zhvillimi i rëndësishëm në këtë rast.

Sipas burimeve të Sinjalit, Pllana ka pranuar veprën për njërin prej rasteve, të evidentuara për hetim, ndërsa për dy rastet e tjera nuk ka dhënë përgjigje. Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorinë, ndaj Shqipdon Pllanës është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ende nuk janë bërë të ditura hollësitë mbi pasurinë që dyshohet se është shpërdoruar, vlerën e dëmit të pretenduar dhe mënyrën se si janë zhvilluar rastet. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të të tria rasteve dhe përcaktimin e përgjegjësisë eventuale penale të të dyshuarit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com