E trishtë| Shkoi në punë, por nuk u kthye më i gjallë – 47-vjeçari

0%

Një ditë pune është kthyer në tragjedi për një familje në Drenas. Një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar lëndime të rënda gjatë punës në kompaninë “Prima-Fix”, në fshatin Korroticë e Epërme. Ai është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, por vetëm pak minuta më vonë është konstatuar vdekja e tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Raif Aliu rreth 47-vjeç, i cili ka humbur jetën të martën, më , në rrethana që tashmë janë objekt i hetimeve policore dhe të Inspektoratit të Punës. Rreth orës , Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Komoran se Aliu ishte sjellë për trajtim në gjendje të rëndë shëndetësore, pas lëndimeve të pësuara në vendin e punës.

Vetëm 27 minuta më vonë, në orën , mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, incidenti fatal ka ndodhur në ambientet e kompanisë “Prima-Fix”, në Korroticë të Epërme, ndërsa mënyra se si punëtori ka pësuar lëndimet ende nuk është sqaruar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe Inspektori i Punës, ndërsa rastin e ka marrë në trajtim edhe Njësia e Hetimeve Rajonale. Hetimet janë përqendruar në zbardhjen e rrethanave të incidentit dhe verifikimin e respektimit të masave të sigurisë në vendin e punës.

Rasti është regjistruar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, por përgjegjësia eventuale penale dhe rrethanat që çuan në vdekjen e punëtorit mbeten për t’u përcaktuar nga hetimet.

Për ngjarjen është konsultuar Prokurori i Shtetit, ndërsa rreth orës trupi i pajetë i Raif Aliut është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Deri më tani nuk është bërë i ditur ndonjë person i dyshuar. Një punëtor humbi jetën, ndërsa tani mbetet të përcaktohet nëse tragjedia ishte pasojë e një aksidenti të paparandalueshëm apo e mangësive në sigurinë në punë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com