Trump: Zelensky duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për

0%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të hënën se dikush tjetër përveç presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duhet të negociojë në emër të Kievit, ndërsa ky i fundit kërkon t’i japë fund luftës me Rusinë. “Ndoshta është koha që Zelenskyy të gjejë dikë tjetër për të negociuar”, tha Trump, i cili më 10 tetor kishte bërë thirrje që Ukraina të zëvendësonte Presidentin.

Trump u tha gjithashtu gazetarëve se Rusia ka qenë “mirë” në lidhje me Ukrainën. “Ata nuk kanë bërë shumë”, tha ai, shkruan euronews.al. Trump shtoi se SHBA-të vazhdojnë të ndajnë informacione inteligjence me Ukrainën dhe tha se do të shqyrtonte mundësinë e lejimit të ukrainasve të qëndrojnë në SHBA nën statusin e mbrojtjes së përkohshme deri në përfundim të luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com