Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj studentëve protestues, duke thirrur një marshim solidariteti ditën e martë, datë 20 tetor, në orën para Universitetit Politeknik. “Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh.
Ajo po ndjek me kujdes dhe shqetësim të jashtëzakonshëm dhunën policore, e cila nuk njeh më as protokolle institucionale dhe as humanizëm njerëzor.
Në keto kushte ju ftojmë: Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka qenë në përkrahje dhe pjesë e protestës së studentëve të filluar prej 6 ditësh”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë.
Po dje 963 pedagogë, akademikë dhe përfaqësues të jetës publike firmosën një deklaratë me pesë pika, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie kujdestare dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.
