Pedagogët nisin marshimin paqësor në mbështetje të studentëve në

0%

Ka nisur mëngjesin e së martës marshimi paqësor i pedagogëve në mbështetje të studentëve, të cilët po protestojnë prej tetë ditësh në Tiranë. Pedagogët janë mbledhur në Universitetin Politeknik, prej nga kanë nisur tubimin e tyre në mbështetje të kërkesave të studentëve.

Protestat në kryeqytetin shqiptar kanë hyrë në ditën e tetë, ndërsa gjatë javës së fundit janë shënuar përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave të policisë, raporton Top Channel. Gjatë këtyre përplasjeve ka pasur të lënduar nga të dyja palët. Mes të lënduarve kanë qenë edhe të mitur, gazetarë dhe kalimtarë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com