Moti në Kosovë, me diell dhe vranësira të shpërndara

0%

Moti në Kosovë gjatë ditës së nesërme pritet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, duke ofruar kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C. Ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 16°C deri në 20°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Burimi: Bota Sot