Vjeshta sjell mot të ndryshueshëm në Kosovë, temperaturat deri në 19

0%

Kosova gjatë periudhës 19– do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Sipas parashikimit të motit, reshjet e shiut pritet të jenë më të theksuara të martën, ndërsa të enjten dhe të premten, në disa zona, vranësirat mund të shoqërohen me reshje të dobëta shiu.

Temperaturat do të mbeten relativisht të buta për këtë periudhë të vitit, me ndryshime të lehta nga dita në ditë. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimet jugperëndimore dhe veriperëndimore, me shpejtësi të ulët deri mesatare. Java do të nisë me mot të vranët, por me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 19°C. Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 m/s. Gjatë ditëve në vijim, qytetarët duhet të llogarisin në mot të ndryshueshëm, me mundësi për reshje lokale shiu, veçanërisht të martën dhe në fund të javës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi