​Takimi i parë Thaçi-Daçiq, para 14 vjetësh

0%

Hashim Thaçi në atë kohë në pozitën e kryeministrit të Kosovës, më , është takuar për herë të parë me ish-kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel. Takimi në mes të kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daçiq u bë me ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton, e cila gjithashtu ishte në takim. Takimi u zhvillua me qëllim të vazhdimit të dialogut të facilituar nga BE-ja.

Të gjitha palët në takim janë pajtuar dhe kanë shprehur përkushtimin që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë të vazhdojë. Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi mes Thaçit dhe Daçiqit me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton është një kapitull i ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane.

Me atë rast, kryeministri Thaçi theksoi se ky proces, patjetër që do ta përshpejtojë integrimin e dy shteteve në BE dhe do të jetë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot