Ç’po ndodh me ty, moj Shqipëri, pse populli kërkon drejtësi? Pse rinia humb shpresën në vendin e vet, e merr rrugët e botës për një jetë më të mirë? Atdheu im, mos mbet i robëruar, as nga të huajt, as nga pushteti i keqpërdorur! Se Shqipëria nuk është pronë e askujt, por e popullit, e brezave dhe e ardhmërisë! Qëndro, zemër, e mos plas, padrejtësisë me guxim përballju, mos u mpak!
S’po hesht, po shkruaj e po flas, se atdheu s’mbrohet duke heshtur në kafaz! Nuk duam premtime, por drejtësi! Nuk duam përçarje, por përgjegjësi! Nuk duam rini që ikën në mërgim, por Shqipëri me dinjitet e zhvillim! O mendje të ndritura të kombit, bashkohuni, për Shqipërinë, për popullin, për ardhmërinë! Në Evropën që kemi synuar, të ecim faqebardhë, të lirë e të bashkuar!
Se Shqipëria kurrë nuk vdes, përderisa shqiptari për drejtësi ngrihet e flet! Rroftë Shqipëria, me popullin e saj! Rroftë rinia, shpresa e këtij vendi! Qoftë drejtësia themeli i lirisë, e bashkimi rruga e ardhmërisë! Xh. H.
