Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe shoqëruar në stacion një person 36-vjeçar në Ferizaj, pas qarkullimit të një video-incizimi në rrjetet sociale, i cili ngriti dyshime për dhunë në familje.
Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti është raportuar më , rreth orës , pasi në rrjetet sociale po qarkullonte një video në të cilën dëgjohej një person duke bërtitur. Njësitë reaguese të Policisë kanë identifikuar lokacionin në rrugën “Remzi Hoxha” dhe kanë shoqëruar personin e dyshuar në stacion policor për intervistim dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit e dhunës në familje që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin.
