“Gjithçka do të jetë më e lehtë”, Cucurella kërkon nga Reali ta

0%

Marc Cucurella ka vlerësuar paraqitjen e Real Madridit ndaj Sevillas, duke theksuar kontrollin e lojës, intensitetin dhe kontributin e të gjithë futbollistëve. Në një prononcim për Real Madrid TV, mbrojtësi tha se skuadra kishte zhvilluar një ndeshje të mirë që nga minutat e para, duke ditur se kur duhej ta mbante topin dhe kur duhej ta rriste ritmin e lojës.

“Mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë që nga fillimi. E dinim kur duhej ta kontrollonim lojën dhe kur duhej të luanim më shpejt. Ishin 90 minuta shumë të mira”. Ai theksoi se fitoret e bëjnë më të lehtë punën e skuadrës dhe ndihmojnë lojtarët ta kuptojnë nivelin që kërkohet për të konkurruar në nivelet më të larta. “Kur fiton, gjithçka është më mirë dhe më e lehtë.

U frikësuam pak në Romë, por ditëm ta përmbysnim situatën. Kjo na ndihmon ta kuptojmë se duhet të japim gjithmonë 100 për qind. Të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre dhe kjo është rruga që duhet të ndjekim”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Cucurella nënvizoi gjithashtu rëndësinë e paraqitjeve në shtëpi, duke pranuar se Santiago Bernabeu është një stadium që imponon respekt, veçanërisht duke pasur parasysh cilësinë e futbollistëve të Real Madridit. “Është shumë e rëndësishme. Nuk është e lehtë të luash këtu, pasi është një stadium që imponon respekt, sidomos me cilësinë që kanë lojtarët tanë.

Nëse e shndërrojmë Bernabeun në një fortesë, gjithçka do të jetë më e lehtë”. Reali në mesjavë do të luajë në Ligën e Kampionëve pastaj e pret përballja me rivalin e përbetuar, Barcelonën në “Camp Nou”./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi