Dy raste me armë të ftohta në Prishtinë, arrestohen dy persona

0%

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të veçanta të mbajtjes së paautorizuar të mjeteve të rrezikshme në Prishtinë, ku janë sekuestruar një thikë dhe një sopatë e vogël. Rasti i parë është regjistruar më 17 tetor, rreth orës . Gjatë kontrollit, një të dyshuari mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. Ndërkaq, më 18 tetor, rreth orës , është arrestuar një tjetër person, pasi, sipas Policisë, kur është njoftuar se do të kontrollohej, ka tentuar të ikë dhe gjatë largimit ka hedhur një sopatë të vogël. Rasti i dytë është në procedurë hetimore.

Burimi: Bota Sot