Bajrami kritikon Qeverinë për vonesat në subvencione: Bujqit po i

0%

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Ministrinë e Bujqësisë për vonesat në pagesën e subvencioneve për fermerët, duke thënë se këto mjete po shpërndahen pothuajse një sezon me vonesë.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka deklaruar se fermerët tashmë i kanë mbjellë tokat, kanë punuar dhe kanë korrur prodhimet, ndërsa shumë prej tyre, sipas saj, i kanë kryer këto punë duke u zhytur në borxhe. Ajo ka vlerësuar se pagesat e vonuara nuk po e përmbushin qëllimin e subvencioneve, pasi fermerët po i marrin paratë pasi kanë përfunduar shpenzimet e tyre.

“Ministria e Bujqësisë po i paguan subvencionet pothuajse një sezonë me vonesë dhe këtë po e paraqet si sukses!”, ka shkruar Bajrami. Sipas saj, në këto rrethana, subvencionet shërbejnë më shumë për shlyerjen e borxheve të krijuara gjatë vjeshtës dhe pranverës, sesa për të nxitur prodhimin bujqësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bajrami ka theksuar gjithashtu se politikat e tilla nuk po arrijnë efektin e synuar, ndërsa Kosova vazhdon të importojë një pjesë të madhe të produkteve që konsumon. Në fund, ajo i ka bërë thirrje Qeverisë që subvencionet të paguhen me kohë, në mënyrë që fermerët të mos përballen me vështirësi shtesë financiare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com